nicole

Është një traditë 44-vjeçare, për të cilën u spekullua se do të merrte fund. Por, pas vetëm 2 ditësh mungese, në faqen e famshme numër 3 u publiku fotoja e Nikolës, 22-vjeçares nga Bornemuthi.

Duke i kërkuar falje lexuesve besnikë për këtë “vonesë”, tabloidi më i shitur britanik “The Sun” – pjesë e perandorisë mediatike të Rupërt Mërdok, iu rikthye kështu normalisht traditës për të botuar në faqen 3 foto të bukurosheve topless.

Kjo traditë e nisi rrugëtimin në 17 Nëntor të 1970, me modelen gjermane Stephanie Rahn, atëherë 20-vjeçare.

Më herët gjatë javës u përhap lajmi se kjo e përditshme kishte vendosur që në vend të fotove të modeleve toples, të publikonte foto me rroba banje, apo me të brendshme.

Çuditërisht, këtë spekullim e përhapi një tjetër e përditshme e njohur britanike, pjesë, gjithashtu, e grupit Mërdok, “The Times”.

Madje, u spekullua nga “The Telegraph” dhe “ITV” se e gjitha kjo situatë ishte thjeshtë një truk i “The Sun”, sigurisht, për të rritur shitjet.

“Faqja 3” prej 1999 publikohet edhe në versionin on-line, ndërsa është regjistruar si markë në institucionet përkatëse.

Por, prej 2012 më shumë se 220 mijë firma janë mbledhur në një iniciativë që synon heqjen dorë nga botimi në këtë formë të “faqes 3”.

Tv Klan