Duke ndjekur gjurmët e Rita Orës, Dua Lipa po e vendos Kosovën në hartën e muzikës pop. Para se të bëhej këngëtare, Dua ka punuar në një klub nate në Londër.

Kështu nis shkrimi i gazetës prestigjioze britanike “The Times”, e cila i referohet sukseseve të këngëtares së hitit “Be The One”.

Ndër të tjera, revista shkruan se Kosova po bëhet qendër e talenteve të muzikës pop duke iu referuar edhe Era Istrefit dhe Rita Orës.

Në artikull përmendet edhe Dukagjin Lipa, i ati i 21-vjeçares; fakti se ai ishte muzikant dhe aktiv në skenën muzikore të Kosovës si edhe momenti kur ai iu bashkua të bijës në skenë, në koncertin e saj në Prishtinë, për të kënduar një nga këngët e tij.

Edhe në të kaluarën mediet angleze kanë shkruar për Lipën, e cila po vazhdon të krijojë një karrierë të suksesshme në Britaninë të Madhe e më tej, shkuan ABC News.

Suksesin e radhës Dua e ka pasur me publikimin e klipit në bashkëpunim me Martin Garrix me titull “Scared To Be Lonely”./tvklan.al