Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Korçës.

Sipas burimeve të policisë, M.F, 16 – vjeç, banues në Korçë ka tentuar të vrasë  një persona, si dhe ka plagosur rëndë një tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr 17 në Korçë.

M.F pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet prerës (thikë) M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra dy të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 16- vjeçarin si autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka nisur hetimet./tvklan.al