66.7 milionë euro për këtë diamant 59.6 karatësh, me peshë 12 gramë. Njihet si “ylli rozë” dhe konsiderohet si një prej thesareve natyrorë më të çmuar të botës. 

Pikërisht ky diamant i rrallë theu rekord botëror për çmimin e shitjes të martën, në shtëpinë e ankandeve Sothebi’s në Hong Kong. Drejtuesja e ankandit tha se kjo shitje i dha një vlerë të veçantë edhe Hong Kongut, duke provuar se ishte një qendër ndërkombëtare tregtie. 

 

Bëhet fjalë për një diamant tepër të vlerësuar, pasi tre vite më parë po i njëjti diamant ishte shitur me një vlerë edhe më të lartë, 78 milionë euro, në zyrat e po të njëjtës firmë ankandesh në Gjenevë.

 

Oppenheimer Blue, i shitur në Maj të 2016 -ës për 54 milionë euro

Por biznesi i diamantëve që e bleu, falimentoi. Ndaj dhe Sothebi”s anuloi blerjen duke u detyruar ta rinxjerrë në ankand. Diamanti rozë thyen rekordin e mëparshëm që e mbante “Oppenheimer Blue” i shitur për 54 milionë euro. /ABC News