Ky është programi i parë i flirtimit lakuriq në Gjermani dhe quhet “Naked Attraction Dating”.

Javën e kaluar në kanalin gjerman “RTL2” u transmetua pjesa e parë e programit, ndërsa pjesa e dytë do të transmetohet më 15 Maj, në orën 22:15.

Pjesa e parë mblodhi para ekranit 1.4 milionë shikues, teksa nesër programi parashikohet të shikohet nga më shumë se 2 milionë teleshikues.

Prej një jave, programi që shokoi teleshikuesit është diskutuar gjerësisht në median gjermane, gjë që pritet të ndikojë edhe tek shikueshmëria.

Pjesë e programit bëhen të rinj dhe të reja që kërkojnë partnerë. E çuditshmja është se ata e shikojnë kandidatin “në detaje” para se të vendosin cili ose cila bën për ta.

Pyetja që shumë kanë ngritur është “se sa poshtë mund të shkohet për të arritur shikueshmëri?”

Por, në fakt nudizmi në reality show nuk është një fenomen i ri.

Transmetimi për herë të parë i “Naked and Afraid” në vitin 2014 në “Discovery Channel” në SHBA rriti ndjeshëm nudizmin në televizion. Ndërsa “Dating Naked” transmetuar në VH1 është tashmë në edicionin e tretë./tvklan.al