Një konflikt brenda familjes ka çuar në plagosjen e një të riu në qytetin e Durrësit.

Gjatë ditës së diel, pas një sherri për motive të dobëta, 25 – vjeçari Emiliano Begeja ka goditur me thikë në shpatull vëllain e tij më të vogël, 22 –vjeçarin A. Begeja.

I riu u dërgua menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë efektivët e qytetit bregdetar bënë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al