Një 19 – vjeçar është në kërkim nga efektivët e Durrësit, pasi të martën la të plagosur një bashkëmoshatar. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 09:30 në Lagjen Nr 18 të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, i riu me iniciale J.B ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, 19 – vjeçarin D.S. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Durrësit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit./tvklan.al