Ambasada Italiane në Tiranë ka këshilluar të gjithë qytetarët italianë të shmangin zonën e protestës dhe grupimet përgjatë gjithë Bulevardit ditën e shtunë, gjatë protestës së Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar.

Ditën e shtunë, datë 13 maj, do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që do të fillojë rreth orës 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në veçanti në zonën mes selisë së Partisë Demokratike dhe selisë së Kryeministrisë. Këshillojmë të shmanget zona e protestës dhe grupimet përgjatë gjithë Bulevardit

”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Në njoftim, më tej thuhet se “n

ëse do të merrni pjesë në Paradën “Gay (P)ride”, organizuar në të njëjtën ditë në një zonë të afërt, jeni të lutur të bëni kujdes për pika të mundshme kontakti me protestën e opozitës

.”

Më tej, ambasada po ashtu këshillon shmangien e zonës përreth çadrës së ngritur në shkurt nga Partia e opozitës pasi mund të ketë grumbullime personash pas protestës.

Ditën e shtunë, Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka bërë thirrje për një protestë masive në kryeqytet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kundër përpjekjeve të mazhorancës për të shkuar në zgjedhje edhe pa opozitën. Partia Demokratike kërkon një qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /tvklan.al