Snowman, një  film thriller i bazuar në novelën e shkrimtarit  norvegjez Jo Nesbø. Ky thriller i vrullshëm është një e përballje fortë e talentit me materialin, duke e  treguar dhe më shumë imagjinatën  e drejtuesit  gjerman Tomas Alfredson me një stil të lartë.

Vrasësi i parë serial  i Norvegjisë: një maniak i çuditshëm që është rrëmbyer nga dëshira për të vrarë gra në Oslo, Bergen dhe më gjerë, duke lënë si provë një burrë dëbore me fytyrë të ashpër në skenën e çdo krimi.

Dedektivit Harry do t’i duhet të investigojë dhe për zhdukjen e gruas së tij, shalli i të cilës është gjetur i mbështjellë rreth një plaku dëbore ogurzi.

E kaluara dhe e tashmja janë ndërthurur mjeshtërisht nën akullnaja. Gjithçka është e xhiruar në borë, ndoshta  gratë i vret bora apo vrasësi që fshihet pas saj. Premiera do të jetë sot në kinematë botërore dhe në vendin tonë.

Burimi: KLAN PLUS

Përgatiti: V. Masho