Fier-Akulli mbi rezervuar ka “gënjyer” një 40-vjeçar në fshatin Petrovë, të Fierit.

Hajredin Xhelo, bari në fshatin Petovë ka provuar të qëndrojë sipër akullit të liqenit. Për pasojë është thyer akulli dhe ai është fundosur. Policia lokale thotë se 40-vjeçari ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 20.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia./

tvklan.al