“Të shkelim teatrot e njëri-tjetrit. Eshtë mënyra e vetme për të kuptuar se në cilin nivel është arti sot në Ballkan. I krahasojmë ato bazuar mbi atë që kemi dëgjuar, lexuar dhe në pak raste i kemi parë, është e rëndësishme që instrumentistët të jenë fizikisht”.

Mbi këtë perceptim Drejtori i Orkestrës Simfonike Kombëtare të Malit të Zi, Zarko Mirkovic, iu përgjigj ftesës së Drejtorit të Operas dhe Baletit Ilir Kerni për të qenë në Tiranë. Në të parën herë në këtë skenë, në harkun e tre orëve, u zhvillua gjithçka, njohën teatrin, bën prova dhe dhanë koncertin 60 minutësh në mbrëmjen e së martës. Në përfundim të shfaqjes kompozitori i njohur në Ballkan e nis kështu bisedën.

Zarko Mirkovic, Drejtor i Orkestrës Simfonike, Mali i Zi: “

U ndjeva si në shtëpinë time, por me dy përparësi, keni sallë më të madhe dhe akustike më të mirë. Do të donimin të qëndronim më gjatë, por mungesa e parave bëhet gjithnjë pengesë. Megjithatë nuk donim ta humbisnim këtë rast”.

Që për udhehëqësin e 70-artisteve është më e pakta që mund të bëjnë.

Zarko Mirkovic, Drejtor i Orkestrës Simfonike, Mali i Zi: “

Duhet ta them, jemi shumë të mbyllur, duhet t’i hapim dyert njëri-tjetrit. Nuk duhet të harrojmë që jemi fqinj dhe duhet të mirëbashkejtojmë”.

E krijuar prej 7 vitesh, kjo orkestër është kryesorja në jetën muzikore të vendit. Me mbi 30 koncerte në Ballkan, disa vende të Europës dhe deri në Rusi, pjesë e saj janë edhe shqiptarë të Malit të Zi.

Zarko Mirkovic, Drejtor i Orkestrës Simfonike, Mali i Zi: “

Kemi disa shqiptare. Janë profesioniste. Sot nuk mundën të vinin. Punojmë bashkë, paguhemi njësoj. Një tipar që i veçon, tejet seriozë në punë.”

Fqinjëve malazez vizitën do t’ua kthejnë me trupën e baletit. Sapo dëgjuan emrin koreografit të famshëm shqiptar Angjelin Preljocaj, ata kërkuan që dy baletet e tij “Noces” dhe “Ekstravaganca” të vihen edhe në skenën e Podgoricës.

 

Enkelejda Mema/ Tv Klan