Fyerjet krahinore kanë futur dy familje në sherr njëra me tjetrën, ndërsa ka shkaktuar edhe dy të plagosur. Në pranga ka përfunduar 21-vjeçari, Met Shtara, banues në Fermë të Sukthit.

Gjithashtu ka filluar edhe procedimi në gjendje të lirë për babain e të riut, 49-vjeçarin A. Shtara, si dhe xhaxhain 55-vjeçar A. Shtara. Konflikti nisi në lokalin e fshatit, ku 55-vjeçari A. Shtara i ka thënë 53-vjeçarit K.L. “malok”, (origjina e tyre veriore). Burrat janë konfliktuar pas fyerjeve edhe fizikisht, ku është përfshirë edhe vëllai i 55-vjeçarit A. Shtara, (babai i Met Shtarës).

Për të marrë hakun e dajës, 27- vjeçari A.L (nipi i 53-vjeçarit K.L) ka shkruar në shtëpinë e familjes Shtara. Në këtë moment konflikti ka marrë një tjetër përmasë. Nga banesa ka dalë djali i familjes Shtara, 21-vjeçari Met. Ai ka marrë një thikë dhe ka goditur në këmbë 27- vjeçarin A.L. I plagosuri ndodhet në spitalin tajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën./

tvklan.al