Lyon nuk po gjen qetësi. Pas trazirave në takimin me Besiktas në Europa League probleme pati edhe në takimin në fushën e  Bastia. Pas një debati me  Memphis Depay tifozët vendas kaluan rrethimin dhe sulmuan lojtarët miq duke mos lejuar në zhvillohej pjesa e dytë.

Një situatë e rëndë aq sa futbollistët u strehuan në brendësi të stadiumit për t’i shpëtuar dhunës. Organizatorët pritën më shumë se 50 minuta që gjendja të normalizohej, por në fund vendosën që takimi të mos luhej, pasi nuk garantohej siguria.

Liga Franceze e Futbollit dënoi dhunën dhe pritet të marrë një vendim për këtë ndodhi.

Tv Klan