Pas stadiumit festa është shpërndarë në rrugët e qytetit të Kukësit.

Qindra tifozë me makinat e tyre kanë vërshuar në shesh duke festuar titullin e parë kampion në futboll.

Për pak orë qyteti verior është veshur me ngjyrat e ekipit të futbollit.

Thirrjet e tifozëve kanë qenë për skuadrën, por edhe presidentin e klubit, Safet Gjici që prej vitesh investon në këtë klub deri në marrjen e titullit Kampion.

Tv Klan