Grupimi tifozat “Kuq e Zi” kanë qenë në Palermo prej ditës enjte. Ata dhanë sinjalet e para të mbeshtetjes me brohoritjet e tyre.

Atmosfera e sfidës me Italinë vijoi sot që në orët e para të ditës. Mbështetësit e Kombëtares u mblodhën në sheshet e qytetit që do të presë takimin. Të tjerë që banojnë në Itali do të ndjekin sfidën e shumë pritur.

Arbëreshët në foto thonë: “Është një ndeshje e zemrës mes dy vendeve që shkojnë mirë. Sot dua të jetë një spektakël nuk më intereson rezultati.”

“Mbështesja Italinë kur isha e vogël, pasi ne nuk merrnim pjesë në botëror. Sot për mua realizohet një ëndërr, preferoj të fitojë Shqipëria, por ska gjë të shkojë si të shkojë, vetëm të lemë pas Spanjën.”

“Ne e kemi pritur gjatë këtë ndeshje në çdo short.”

Pritet që tifozët shqiptarë të jenë me mijëra në stadiumin “Renzo Barbera”, më të shumtë se numri i caktuar i biletave për përkrahësit miq.

Tv Klan