Në Angli mendojnë dhe jetojnë për futbollin. Një dëshmi ishte ndihma e tifozëve për ekipin e tyre Hereford, skuadër gjysmë profesioniste. Klubi lëshoi një thirrje për të larguar borën nga fusha dhe mbështetësit munguan.

Me lopata dhe karroca punuan për bërë gati terrenin për takimin e FA Cup me Fleetwood Town që do të luhet mbrëmjen e së enjtes. Shpërblimi është tepër i madh nga ana sportive.

Nëse Hereford kalon këtë kundërshtar në fazën e tretë do të përballet me Leicester City, kampion i Anglisë në vitin 2016. Një kundërshtar të këtij niveli tifozët e skuadrës së është pjesë e ligës së shtatë nuk e kanë ëndërruar më parë.

Tv Klan