Humbja e thellë 7 – 1 në fushën e Inter nuk i ka mërzitur tifozët e Atalanta. Ata vërshuan të prisnin ekipin e tyre kur u kthyen në qendrën stërvitore në Zigonia.

Një gjest për të inkurajuar lojtarët, që po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer duke luftuar për një vend në kupat e Europës. Golat në këtë takim për Inter u shënuan nga Icardi dhe Banega, që u shfaqën në formë të shkëlqyer. Në ndeshjet e tjera të javës së 28 të Serie A, Roma nuk humbi ritmin duke qëndruar me të njëjtin hap me Juventus. Pas fitores 3 – 0 me Palermo diferenca mbetet 8 pikë. Me të njëjtin rezultat Napoli mundi Crotone, duke forcuar pozitat në vendin e tretë, pozicioni që të kualifikon në play off e Champions League. Të premten Juventus mundi 2 – 1 Milan me një penallti në kohën shtesë.

Tv Klan