Kush gabon paguan. Kjo është metoda që klubi turk i Trabzonspor aplikon me tifozët e tij. Një përkrahës mori një dënim të padëgjuar më parë vetëm pse u fotografua me këmbë mbi ndenjësen gjatë një takimi të kampionatit. Për ndëshkim ai u detyrua nga klubi të pastrojë me leckë e një kovë me ujë 10 mijë stola të stadiumit që u hap në fund të vitit të kaluar dhe kushtoi rreth 60 milionë euro.

“Nuk po bënim shaka kur thamë se kjo është shtëpia jonë e re. Çfarë duhet të bëjmë me një preson që ngjitet me këpucë në karriget e shtëpisë? Të ndëshkohet menjëherë!” Lexohet në rreshtat që shoqërojnë pamjet.

Një masë për të treguar që rregullat nuk shkelen si një mesazh për të gjithë tifozët e tjerë. Video është publikuar në faqen zyrtare të Trabzonspor natyrisht pa e identifikuar presonin.

Tv Klan