Tigri më i famshëm i Indisë, Machli 19-vjeçar ka ngordhur.

I njohur si si “Mbretëresha e Ranthambore”, Machli u përshkrua si një nga tigrat më të fotografuar në botë.

Ai kishte një shenjë dalluese në formën e peshkut në anën e majtë të fytyrës. Ky tigër u paraqit në shumë dokumentarë, por ajo që ka habitur të gjithë shikuesit ka qenë kur Machli luftonte me një krokodil.

Machli e gjinisë femër, ishte kthyer në një atraksion për turistët që vizitonin Parkun Kombëtar të Ranthambore.

Machli u gjet e uritur dhe e shtrirë në afërsi të parkut.

Një nga zyrtarët e parkut tha se ishte një vdekje e natyrshme, për shkak të moshës së saj./tvklan.al