Këngëtarja e famshme Tina Turner ka mbushur sot 78-vjeç. Ajo mbahet mend si një prej divave të muzikës botërore, për vokalin dhe hitet e saj. Jo pa qëllim ajo është konsideruar edhe si “Mbretëresha e Rocl an Roll”.

Tina Turner mbush sot 78 vjeç.

Ajo konsiderohet si një nga divat e muzikës amerikane, me shkëlqimin e saj në disa rryma muzikore si rock, pop, soul, dance dhe R&B.

Afroamerikania e lindur në Tenesi ka ushqyer disa breza me muzikën, zërin e saj të veçantë dhe performancën unike në skenat e botës.

Fillimet e karrierës së saj i pati rreth viteve ‘60 me debutimet e saj me ish-bashkëshortin Ike Turner, me hite si “Proud Mary”.

Ndarja me bashkëshortin Ike, i cili e dhunonte, bëri që Tina të përqafonte budizmin çka ndikoi muzikore shpirtërore budiste në vitet ’70, duke i bërë ato të famshme në të gjithë botën me hitin “Sarvesham”.

Vokali i saj ka qenë pjesë e kolonave zanore të disa filmave të famshëm të Holliwoodit si “Golden Eye”.

Gjatë karrierës së saj ajo është nderuar me çmime të shumta, përfshirë edhe 11 çmime Grammy. 

Tv Klan