Përbërësit:

1 pako biskota

250 gramë krem djathi ose salcë kosi

3-4 pjeshkë

2 lugë gjelle mjaltë

50 gr çokollatë e shkrirë

1 filxhan çaji nescafe

Vanilje

Përgatitja:

Qëroni dy pjeshkë dhe i vendosni në blender së bashku me një lugë mjaltë.

Kokrrat e mbetura të pjeshkave, i prisni në kubikë të vegjël dhe i bashkoni me purenë.

Më pas trazoni krem djathin ose salcën e kosit, me pak vanilje dhe mjaltë.

Në një tavë vendosni një rresht me biskota të njomura me nescafen e përgatitur.

Mbi biskota shtroni një rresht me krem djathë (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosni purenë me pjeshkë.

Veproni në këtë mënyrë deri sa të keni mbaruar të gjithë masën e puresë dhe biskotave. Në fund të gjithë sipërfaqen e mbuloni me çokollatë të thërrmuar.

Para servirjes e vendosni në frigorifer për disa orë./tvklan.al