Për herë të parë, edhe nxënësit e gjimnazeve në periferi të Tiranës do të jenë pjesë e “Tirana Art Fest”. Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit TAF po organizohet edhe në zonat rurale, për t’u dhënë shansin të gjithë të rinjve për përfshirje në aktivitete kulturore

“Më vjen mirë që ‘Tirana Art Fest’ i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet, bingot dhe bastet, dhe i ka kthyer te arti, kënga, te vallëzimi. Asnjë djalë ose vajzë në Tiranë nuk duhet të ndihet i disavantazhuar, se mund të ketë një mbiemër të panjohur, se mund t’i ketë prindërit me të ardhura modeste, se mund të mos ta ketë shtëpinë në bllok”.

Veliaj tha se aktivitete te tilla gjallërojnë jetën kulturore-artistike duke ndikuar pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna. Vetëm për 2016-n, tha Veliaj, janë shpërndarë mbi 2 mijë bursa për nxënësit e shkëlqyer./ TV KLAN