Tirana u eliminua nga Liga Ballkanike e basketbollit që në fazën e parë të saj. Disfata 100 – 83 në shtëpi me maqedonasit e Karpos Sokoli nuk i jep më shpresë bardhebluve debutues për turin tjetër edhe pse duhet të luajnë përballjen e fundit javën e ardhshme në fushën e Pejës.

Në sallën sportive “Farie Hoti” ishte një atmosferë e jashtëzakonshme me përkrahësit që e mbështetën ekipin, por edhe hodhën parulla kundër ekipit rival.

Basketbollistët e Tiranës e nisën mirë sfidën, por pas pushimit gabuan shumë duke i dhënë mundësi kundërshtarëve të thellonin avantazhit prej çerekut të tretë.

22 pikët e amerikanit Griffin Ramme nuk shërbyen. Tirana deri më tani numëron 3 fitore dhe 6 humbje./ TV KLAN