Tirana kthehet në Superligë si ekipi kampion i Kategorisë së Parë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 2 – 0 ndaj Kastriotit në finalen e luajtur të mërkurën në Elbasan.

Golat e Grecës vendosën sfidën. Sulmuesi i Tiranës kaloi mbrojtjen krutane dhe portierin Kuka pas më shumë se 1 ore lojë. Pak minuta më vonë dyshifroi rezultatin.

Një sukses për skuadrën e Ze Marias që përfiton edhe 3 milionë lekë nga ky trofe. Në Superligë sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Kastrioti si fitues i Grupit A.

Tv Klan