KF-TiranaTirana e ka humbur miqësoren e parë të fazës përgatitore që po zhvillon në Maqedoni.

Bardheblutë kanë janë mundur 3 – 2 nga Shkëndija në takimin e zhvilluar në Tetovë.

Tirana ka patur shumë lojtarë të rinj në fushë dhe pikërisht 2 prej tyre kanë qenë autorët e golave.

Tomislav Busic ka barazuar rezultatin në 1 – 1, ndërsa Elis Bakaj i dha avantazhin e përkohshëm ekipit në fillimin e pjesës së dytë.

Mbrojtja ka qenë reparti që ka çaluar më shumë duke pësuar 2 gola të tjerë që sollën edhe humbjen.

Gugash Magani (Trajner i Tiranës): U ndëshkuam nga gabimet tona, por kemi ende kohë për tu përgatitur dhe synimi ynë është fitimi i titullit kampion.

Për Tiranën ka firmosur edhe Debatik Curri që do të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe pritet t’i bashkohet ekipit të Ohër.

Tirana do të vazhdojë edhe për disa ditë fazën përgatitore në Maqedoni.

Tv Klan