Fitorja me Skënderbeun në kryeqytet rriti akoma më shumë moralin e lojtarëve të Tiranës, që ende nuk njeh humbje këtë sezon. Suksesi e afroi me kreun dhe tani duhet vijueshmëria. Ilion Lika pranon se duhet i njëjti përqendrim edhe këtë fundjavë me Luftëtarin.

Ilion Lika, portier i Tiranës:

Fitorja me Skënderbeun na motivon, por duhet qëndrojmë me këmbë në tokë. Për sa i përket klasifikimit 3 pikët e Skënderbeut janë njëlloj me ato të Luftëtarit nëse arrijmë të fitojmë.

Bardheblutë janë kthyer konkurrues dhe për këtë një meritë ka edhe portieri Ilion Lika, i cili qenë vendimtar me pritjet e tij.

Ilion Lika, portier i Tiranës:

Unë po bëj punën time ndoshta është edhe pak fat, pasi nuk jam vetëm unë në formë, por është i gjithë ekipi në formë.

Ndeshja Luftëtari-Tirana do të luhet të dielën në Peqin. Avantazhi i skuadrës së Ilir Dajës është se do të njohë rezultatet e rivalëve, që luajnë një ditë më parë./ TV KLAN