Në futbollin e sotëm asgjë nuk dhurohet. Duhet sakrifikuar për të marrë sa më shumë të jetë e mundur. Në një situatë tejet të vështirë gjendet klubi bardheblu i kryeqytetit, një nga ekipet me më shumë histori në futbollin shqiptar. Ndeshja e radhës ajo kundër Luftëtarit nuk do të jetë e lehtë. Gjirokastritët nuk do të jenë dorëlëshuar.

Me herët një prej pjesëtarëve të “Tirona fanatics”, Blendi Sula tashmë biznesmen, është iniciatori i grumbullimit të premios së tifozëve për ekipin.

Ndoshta ndeshja më delikate e sezonit, ajo që në klub e cilësojnë për jetë a vdekje dhe që justifikon izolimin total të futbollistëve. Mirel Josës do t’i mungojnë Turtulli, Teqja dhe Karabeci, të cilët janë të skualifikuar për shkak kartonësh. /Tv Klan