Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj pas 5 finaleve të luajtura përballe Teutës. Bardheblutë triumfuan 68 – 60 ndaj durrsakeve në ndeshjen e fundit të luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke mbyllur një seri prej 3 fitoresh kundrejt 2 të Teutës.

Më në formë u paraqit Endrit Hysenagolli me 19 pikë të realizuara, ndërsa Gerti Shima dha 9 asiste. Ky është titulli i 20 për Tiranën që mbylli një sezon ku tregoi se ishte pretendente që në kampionatin e rregullit. Një trofe që është edhe një shpagim për finalen e Superkupës ku triumfoi Teuta. Tirana u drejtua këtë sezon nga tekniku grek Antonios Dukas, i cili është njëkohësisht edhe trajner i kombëtares shqiptare.

Tv Klan