Tirana, Lioni dhe Barcelona përzgjidhen si histori suksesi në Samitin e Metropoleve Europiane. Ai u zhvillua në Poloni dhe në fokus kishte qëllimet dhe sfidat e përbashkëta. Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi arritjet falë reformës administrative dhe mirëmenaxhimit të të ardhurave.

“Kuptuam se në një vend të vogël me 3 milionë banorë nuk mund të kishim 400 komuna e bashki. Ishte jo eficente, për të ndërtuar një rrugë nga mbledhja e taksave në një komunë të vogël duheshin 15 apo 16 vjet. Ndaj, vendosëm ta rikonceptonim zonën metropolitane në bashki më të mëdha, ku kryebashkiaku i zgjedhur, si në rastin tim, zgjedh administratorët që administrojnë zona të vogla, të cilët ofrojnë shërbime, por kanë një rol edhe në marrjen e vendimeve”.

Kryebashkiaku deklaroi se Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe se sfidë është shtimi i përditshëm i popullsisë dhe nevoja për të ofruar shërbime sociale për qytetarët.

“Mendoj se çështjet e transportit, të shërbimeve sociale, çështjet e strehimit social që kanë marrë një shtrirje të gjerë, padyshim ishin një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj zhvendosje demografike, e cila nuk përballohet ndryshe”.

Ai u ndal edhe të sfidat me të cilat do të përballen qytetet në të ardhmen, siç është ndryshimi i klimës që sjell fatkeqësi natyrore. Gjatë punimeve të këtij forumi, Veliaj takoi drejtues të pushtetit lokal nga qytetet kryesore të Europës.

Tv Klan