festa

Në një atmosferë festive të shoqëruar nga hedhja e fishekzjarreve qytetarët e Tiranës pritën Vitin e Ri 2016.

Teksa akrepat e orës shënuan 12, rrugët e Tiranës dhe sheshi qëndror u popullua me të rinj, të reja, fëmijë e të moshuar  që uronin njeri- tjetrin.

Në sheshin Nënë Tereza bashkia organizoi koncertin festiv për ndërrimin e viteve, që u ndoq nga qindra të rinj pavarësisht temperaturave të ulëta.

Pas orës 12;00, nga qendra e kryeqytetit festa u zhvendos në lokalet dhe pubet e kryeqytetit. Të rinjtë ishin ata që kishin prenotuar më së shumti.

Tv Klan