tiranaTirana e ka nisur me fitore fazën e tretë të kampionatit.

Bardheblutë kanë mundur me rezultatin 2 – 0 Apoloninë në takimin e zhvilluar në Durrës, pasi stadiumet e kryeqytetit po rinkostruktohen.

Golat janë shënuar nga Ndikuamana, nga një në secilën pjesë.

Po sot do të luhen dy ndeshje të tjera të javës së 19, Vllaznia – Kukësi dhe Flamurtari – Teuta që do të nisin në ora 17:00.

Tv Klan