Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, për herë të parë prej vitit 2012. Ekipi kryeqytetas fitoi edhe finalen e tretë me Vllazninë duke mbyllur llogaritë për titullin.

Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me suksesin 87 – 80 të Tiranës, që zotëroi takimin duke i lejuar pak rivalëve. Tirana u mbështet edhe nga grupimi “Tirona Fanatiks” që ka bojkotuar skuadrën e futbollit, por jo sportet e tjera.

Ky është titulli i 19 në historinë e bardhebluve, që ndalin hegjemoninë e Vllaznisë në vitet e fundit në aktivitetet kombëtare. Tirana fitoi edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërsa mori pjesë në Balkan League.

Tv Klan