Dy të rinj të vdekur.

Ky është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur rreth orës 21:20 në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”.

motoriii

21-vjeçari Kejdi Halili, drejtuesi i motorit me targa “AP 105  dhe 22-vjeçari Ergi Dini, që ishte pasagjer, kanë humbur jetën.

Paraprakisht mësohet se 21-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit, si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ngritjes me rrotë të parë. Më pas dy të rinjtë janë rrëzuar.

motori 3

Ata janë dërguar me urgjencë në QSUT , por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Në foto: Ergi Dini dhe Kejdi Halili

viktimat

I riu Ergi Dini është një emër i njohur, pasi ka qenë këngëtar. Ai ka fituar “X Factor Albania 3” në vitin 2014, në Televizionin Klan.

Në foto: Ergi Dini dhe Kejdi Halili

Dini-dhe-Halili

Rasti Analog 

10 Prill 2015 – Dy të rinj humbin jetën në aksidentin me motorr

Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht këtë të premte pranë zonës së Oxhakut në kryeqytet. Mësohet se dy viktimat janë Geron Alla 23 – vjeç dhe Elton Liçi 24 – vjeç. Ata udhëtonin me motorin që drejtohej nga Liçi, tip Suzuki 1000 GSXR, i cili humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ngritjes së motorrit në gomën e parë.

alla-ceka-473x354

Liçi la pas një djalë të vogël, ndërsa Alla ishte babai i një vajze të mitur. Në rrjete sociale thuhet se viktimat sapo kishin dalë nga xhamia, pas faljes së Xhumasë. /tvklan.al