vrasjaNjë 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar katër herë me pistoletë nga dy persona me motor në zonën e Unazës së Re mbrëmjen e së enjtes.

Krenar Hasan Aliaj ndodhej në një nga lokalet e zonës kur është qëlluar nga dy personat të maskuar dhe me motor tip Scooter ngjyrë të zezë.

Autorët pasi e kanë qëlluar nga motori 40-vjeçarin, janë larguar me motor në drejtim të Mëzezit.  Vetëm 1 orë e 30 min pas ngjarjes, policia arrestoi njërin nga atentatorët në autostradën Tiranë- Durrës .

Policia ka mundur të gjejë edhe motorin e atentatit. Mësohet se autorët e kishin hedhur atë në liqenin e Domjes, për të humbur gjurmët.

Ndërkaq, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet pista e konflikteve të mundshme të 40-vjeçarit, ndërsa ka identifikuar tashmë disa persona me të cilët Krenar Hasanaliaj dyshohet të ketë pasur konflikte. I palgosuri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rënde shëndetësore.

Tv Klan