Një ngjarje, e cila mund të kishte patur pasoja tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në kryeqytet.

Një zënkë mes një 20 – vjeçari dhe babait të tij, ka bërë që ky i fundit ta godiste të birin me thikë, duke e lënë të plagosur.

Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi”, në familjen Çika.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, i plagosuri është i riu O. Çika. Ai është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se paraprakisht, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, në banesën e familjes.

Autori i kësaj ngjarjeje është 57 – vjeçari Bujar Çika, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al