PoliciaaDy persona të armatosur kanë grabitur një pikë grubullimi hekuri në afërsi të Mëzezit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku personat e armatosur kanë dhunuar rojen dhe disa prej punëtorëve që ndodheshin aty.

Nën kërcënimin e armëve dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 4 milionë lekë. Policia bën me dije se autorët e ngjarjes kanë qëlluar me armë, por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjërin prej tyre.

tvklan.al