Një 23 – vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim për vjedhje, i ka dhënë fund jetës.

Rreth orës 02:30 të natës, Napulon Luca, i cili ndodhej në burgun 302 në kryeqytet ka varë veten. I riu mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

23 – vjeçari u arrestua më 14 Shkurt, sëbashku me 3 vëllezërit e tij.

Luca, i dënuar më parë për shkatërrim prone e kanosje, u vu në pranga pasi u kap duke vjedhur në një banesë në pronësi të 46 – vjeçarit L.M, në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë.

Para efektivëve të policisë, ai kishte pranuar gjithashtu se ishte autor i të paktën 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 1, 6 dhe 7 të muajit Janar.

Pas arrestimit të Lucës, efektivët e kryeqytetit prangosën edhe 3 vëllezërit e tij, Alush, Hajri dhe Dritan Luca. Kjo pasi, pas shoqërimit të vëllait të tyre, ata dhunuan fizikisht nipin e L.M, të cilit Napulon Luca i kishte vjedhur banesën. /tvklan.al