Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, si dhe ka sekuestruar 9 kg lëndë narkotike të dyshuar “Canabis Sattiva”.

Në sajë të operacionit të koduar “Elizea”, janë arrestuar në flagrancë në zonën e Tiranës së Re, Albert Alimema, 51 – vjeç dhe Orland  Tenaj, 35 – vjeç, të dy banues në Tiranë.

Seksioni Kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve gjatë mbrëmjes së sotme, ka dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të dy personave, të cilët e ushtronin në  qytetin e Tiranës, në drejtim të narkotikëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Canabis Sattiva”, një automjet i tipit “Volkswagen”, me targa “AA 857 FP” si dhe 4 telefona celularë./tvklan.al