Ajet_marku2Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçarin nga Kukësi Ajet Marku,i arratisur nga burgu 313, në dhjetor të vitit 2010.

Marku rezulton të jetë i dënuar me 13 vite burg nën akuzën për grabitje bankash. Ai akuzohej për tentativën e grabitjes së një banke gjatë vitit 2010, ku mbeti i plagosur një polic privat.

I dënuari ishte arratisur në mënyre spektakolare nga paraburgimi “Jordan Misja”në  kryeqytetit duke shfrytëzuar orarin e ajrimit. Ai kishte mundur që të kapërcente rrethimin e burgut për tu ngjitur më pas në soletën e një ndërtese ngjitur me murin rrethues të burgut 313.