Një fëmijë ka gjetur vdekjen këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.

Një automjet Ford, që drejtohej nga N. A. ka aksidentuar të miturin me iniciale O. K., para se të humbte kontrollin e mjetit dhe të përfundonte në kanal.

Fëmija mësohet se është transportuar menjëherë për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes së marrë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa Policia Rrugore ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al