Një makinë policie është përfshirë në një aksident rrugor.

Një automjet tip Wolsvagen, me targa  TR 6274 R, ka përplasur makinën e policisë në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

Nga ky aksident nuk raportohen të lënduar përveç dëmeve materiale.

Fotot nga vendi i ngjarjes kanë ardhur në redaksinë e Tv Klan.al për rubrikën “Kallëzo.”/tvklan.al