Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, tek rruga “Donika Kastrioti”.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur 32-vjeçari me inicialet H.H, i cili është dërguar menjëherë në QSU dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar T. A., 45 vjeç. Ky i fundit pas konfliktit me 32-vjeçarin e ka goditur atë me mjet prerës.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.”/tvklan.al