Një 16 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi plagosi me armë zjarri dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1 të Bathores, në ambientet e një lokali.

Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur dy vëllezerit A. B. dhe A. B., të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar. Ai është një 16 – vjeçari me iniciale L. C.

Ndërkohë në vendngjarje efektivët e kryeqytetit gjetën 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al