Një vajzë e mitur dhe gjyshi i saj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi tek pallatet “Malazjane” në kthesën e Kamzës.

77 – vjeçari me iniciale Xh.K dhe mbesa e tij 5 – vjeçare A.K po kalonin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, kur u përplasën nga një automjet.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin Ushtarak, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale I.H, i cili lëvizte me një makinë Volkswagen është shoqëruar në ambientet e policisë, ku po kryhen veprimet proceduriale./tvklan.al