Në segmentin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, rreth orës 19:00 drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, me inicialet Gj. Gj., ka aksidentuar një këmbësor të seksit mashkull, rreth 40 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Lajmi në përditësim…