Një zjarr ka përfshirë një apartament në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në katin e pestë të një pallati.

Si pasojë e flakëve të marra ka mbetur i plagosur  pronari i shtëpisë, shtetasi Tomorr P. 64- vjeç, i cili është djegur tek të dyja duart dhe në pjesën e shpinës.

Nga zjarri ka mbetur e djegur banesa, ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka  neutralizuar flakët në mënyrë që të mos përhapeshin në apartamentet e tjera.

Këto janë pamjet nga brenda banesës./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/bS2hhAmJl_Q