Tiranë – Ditën e djeshme është arrestuar Silvio Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Më parë autori në fjalë ka qenë i dënuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” ndërsa tanimë i ka shtuar vetes edhe një tjetër vepër, atë të “Dhunë në familje”. Në banesë gjatë ditës së Hënë ai ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjyshërit e tij: D. Xh. dhe S. Xh.

Nuk dihen ende shkaqet se përse i riu ka ngritur dorë mbi gjyshërit e tij./tvklan.al