Një 74 – vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19 : 40, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë dy kullave , në kryeqytet.

Sipas informacioneve, shtetasja me inicialet E.Th, e cila drejtonte mjetin tip “Mitsubishi”, ka aksidentuar rëndë shtetasen M.GJ 74 – vjeç.

E plagosura ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al