Ka rezultuar fals alarmi për bombë që vuri në lëvizje policinë e kryeqytetit. Ka qenë një telefontë e bërë rreth orës 19:40, që i ka vënë në dijeni për një pako të dyshimtë, tek rrethrrotullimi në Sauk, e cila ishte e mbështjellë me natriban, me përmasa 20-40cm.

Shërbimet e policisë pasi rrethuan vendin e ngjarjes dhe kryen veprimet proçeduriale konstatuan se pakoja nuk përbënte rrezikshmëri dhe  brenda saj gjetën bukë peshku./tvklan.al