Tiranë – Nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1 ështe bërë i mundur arrestimi në flagrancë i Kristjana Ibro, 18 vjeçe e njohur ndryshe si “Kristjana Sexobeat”.Vajza në fjalë është bërë e njohur nga publikimi i mesazhe intime me këngëtarin Noizy, si dhe nga publikimi i herë pas hershëm i fotove të zhveshura.

Ajo ka lindur në Korçë dhe është banuese në Tiranë. Më parë ka qenë e dënuar për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

Arrestimi i saj  është bërë pasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.

Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale nga 18 vjeçarja, telefoni i markës iPhone 6S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”. /tvklan.al